
Arbenita Ismajli dhe Fero kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar kohët e fundit. Pak javë më parë, modelja dhe reperi zbuluan se dashurinë e tyre disa vjeçare e kishin kuroriëzuar në martesë, për të konfirmuar më pas spekulimet se do të bëheshin prindër për herë të parë.




Ndërsa Arbenita ndodhet në muajt e fundit të shtatzanisë, ajo zbuloi se do të bekohen me një vajzë. Arbenita është një ndër personazhet më tërheqës të ekranit, të cilën e kanë krahasuar shpeshherë me modelen e famshme amerikane, Kendall Jenner.




Ngjashmëria e madhe mes tyre ka bërë që fansat ta ngatërrojnë shpesh me të. Dhe në fakt, kjo nuk iu ndodh vetëm adhuruesve të saj, por dhe vetë Feros. Këtë gjë e ka zbuluar vetë reperi përmes një postimi në Instagram, krahas një fotoje të Jenner, shkruan: “Për një moment mendova se ishte gruaja ime”.



