Zoran Fofiq, një boshnjak që jeton në Beograd, ku ai zotëron një furrë buke, është “i preferuari i grave shtatzëna” në pjesën e tij të qytetit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, furra e tij ka 15 vjet që u jep grave shtatzëna byrekë.
Në posterin në furrë shkruhet: “Byrek falas për gratë shtatzëna (ne u besojmë fjalëve)”.
Praktika e byrekut falas për gratë shtatzëna ka nisur krejt rastësisht, tha pronari i furrës së bukës, pasi ia dha një gruaje shtatzënë nuk kishte para të mjaftueshme për byrekë.
“Ajo gruaja shtatzënë erdhi në dyqan, kështu që vura re se nuk kishte para të mjaftueshme. Që të mos e fusja në një situatë të sikletshme, i thashë se i grave shtatzëna ua japim gratis, që doli shumë mirë”, ka rrëfyer Fofiq.
Siç thotë ai, njerëzit shpesh e kujtojnë për këtë dhe ia kthejnë nderin.
“Është një shkëmbim energjie të mirë. Kemi harruar këto ditë se të jesh i sjellshëm me dikë do të thotë të presësh që dikush të jetë i sjellshëm me ty nesër dhe ky është një mesazh. Të jemi të sjellshëm me njëri-tjetrin”, përfundon ai.