NJË DEKORATË RAMËS NGA AFGANËT E SHQIPËRISË DHE NJE ”SHKELM” NGA SHQIPTARËT E AMERIKËS

NJË DEKORATË RAMËS NGA AFGANËT E SHQIPËRISË DHE NJE ”SHKELM” NGA SHQIPTARËT E AMERIKËS

Ditët e fundit Kryeministri Rama ndërmori një ndër udhëtimet më të bujshme dhe më të kushtueshme për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si një abuzes i pamëshirëm i fondeve publike, mori me vete një shpurë ministreshash dhe këshilltarësh mbasi kishte angazhuar qysh më përpara ambasadoresha, konsuj, bashibozukë dhe patronazhistë në shtetin e Michiganit. Ambasadoresha i parapriu kësaj vizite me kontakte të shumta më senatorë dhe kongresistë dhe ftesa që të takojnë Ramën. Ftesat kishin një mungesë të plote sinqeriteti dhe ishin më shumë si fjalë veshi si kjo: “Ju kërkoj një nder, ju ftoj në emër të komunitetit shqiptar të Michiganit të takoni Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama”, të thëna me kujdesin më të madh që përfaqësuesit e komunitetit shqiptar mos ta marrin vesh.

Por më vonë, sikurse çdo punë e bërë në terr do të dalë në dritë dhe në rezonancë me komunitetin shqiptar vjen edhe refuzimi total i kongresistëve dhe senatorëve me përgjigje elokuente si këto: “Ne përfaqesojmë interesin e zgjedhësve tanë shqiptarë në Michigan, tashmë amerikanë. Nëse shqiptarët nuk e duan, edhe ne nuk kemi përse ta takojmë. Rama le të takojë shqiptarët”. Refuzimi i këtyre ftesave shënon dështimin në nivelin më të lartë të papërgjegjshmërisë së një ambasadoreje dhe të një kryeministri.

Megjithtë Rama erdhi dhe qëndroi në Michigan dy ose tre ditë, ndoshta edhe më shumë, nga ta dijmë ne?! Shume pak veta ua ditën planet. Flitej se pati tentativa të ndryshme për takime apo vizita por që përfunduan pa destinacion në mungesë të një ngrohhtësie apo ndjenje shpirtëtore mistike për Ramën në komunitet dhe e gjithë trajektorja e udhëtimit të tij mbeti në ilegalitet të plotë. Ne fakt, ishin dhjetra shqiptarë protestues, të cilët u rropatën lart dhe poshtë në të ftohtë e akull me pankarta e parulla, në gjurmët e Ramës, por pa sukses. Ai ia arriti ti shmangej ballafaqimit me bashkëatdhetarët e vet, kanceloi dreka dhe darka, dukshem i frigohej shqiptarëve si djalli tejmanit. Shkoi vetëm tek restoranti i Zefit, një biznez i vogël në një skutë të Eastern Market. Edhe aty Rama gënjeu se e “zbuloi” rastësisht nga emri, mbasi në Eastern Market nuk shkon kush rastësisht, përveçse për të blerë mish apo perime, aq më pak një eskortë qeveritare.

Në fakt Rama kishte ku të shkonte. Në rrethinat e Detroitit jeton nje komunitet i madh që llogaritet të jetë nga 150 mijë deri në 200 mije shqiptarë të ardhur nga vise të ndryshme shqiptare në kohë të ndryshme. Ky komunitet është i përqëndruar në institucione fetare, në shoqata, biznese të mëdhaja dhe të vogla. Të parët janë institucionet fetare, të cilat kanë anëtarësinë më te madhe të shqiptarëvë. Këto institucione, përveç shërbimeve fetare dhe ushqimit shpirtëror për besimtarët, luajnë një rol të rendësishëm dhe të qenësishëm në jetën shoqërore të komunitetit me aktivitete te shumëllojshme kombëtare, kulturore, letrare, me festivale, promovime librash, simpoziume, dasma etj.
-Kisha madhështore e Shën Palit, ndër më të mëdhatë në Michigan, nje investim i komunitetit katolik shqiptar prej rreth 15 milionë dollar, me qëndren e madhe kulturore dhe jetën e gjallë dhe shumë aktive .
-Kisha e Zojës pajtore, Kisha më e vjetër katolike në SHBA, e themeluar në vitin 1977, me qendrën e saj më të re “Nënë Tereza, me klasat e gjuhës shqipe dhe klasat e tjera të edukimit.
-Qendra Islamike Shqiptare, e themeluar qysh në vitin 1963, më godinën e re me klasat, sallën e komunitetit dhe qendren sportive,
-Teqeja Bektashiane e themeluar në vitin 1954, me klasa edukative, salla e ambiente të gjera në shërbim të komunitetit bektashian.
-Federata Vatra, dega Michigan, me zyra dhe ambiente të posatshme dhe anëtarësi të gjerë dhe të konsoliduar, Shoqata Malësia, Shoqata Jehona e Malësiëe, Shoqata Kosova, Shoqata Dukagjini, Shoqata Kastrati, Shoqata Rapsha, Revista Kuvendi, Televizioni Shqiptar ACTV, Televizioni i shqiptarëve të Amerikës ALBTVUSA e të tjera grupime shoqërore në Michigan, të gjitha këto me një jetë aktive dhe të gjallë në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës dhe traditave shqiptare.

Ka qenë në traditën e personaliteteve të shtetit Shqiptar që të vizitojnë këto institucione shqiptare në Michigan, si për shembull Bamir Topi, Bujar Nishani, Pandeli Majko, Monika Kryemadhi etj., që të gjithë janë pritur dhe përcjellur në mwnyrë ceremoniale dhe me respekt nga komuniteti shqiptar këtu. Edhe Berisha apo Meta po të vizitonin Michiganin, sigurisht që do të takonin dhe do të priteshin po ashtu me respekt. Rama ishte i vetmi që në një farë mënyrë u përjashtua. Jo se nuk deshi, por nuk mundi. Ramën e perndoqi një frikë qesharake, ai e ndjeu se nuk eshtë i mirëpritur, ai e ndjeu perbuzjen, ai e ndjeu revoltën e shqiptaro-amerikanëve. Megjithëse i gjatë, Rama nuk u ndje madhështor ne Michigan, por u ndje i mjerë, i papërfillshëm, i vogël sa një mi dhe fatkeq se këtu nuk e lejoi kush të “bëjë pallë” apo paradë me brekushe me atjete të bardha sikurse bën gjetkë.

Rama sikur të kishte pak guxim dhe integritet edhe mund të kishte bërë një ballafaqim apo takim të lirë dhe civil. Të them të vërtetën kishte shumë që donin me ngulm që ta takonin, qytetarë të thjeshtë, intelektualë, studenë punëtorë, të cilët kishin pregatitur një plethorë me akuza në formë pyetjesh: për politikën e zbrazjes së Shqipërisë nga shqiptarët, për 500 mijë shqiptarë të larguar përgjithmone dhe që vazhdojnë të ikin, për shkëmbimin e territoreve apo ndarjen e Kosovës, për minishengenin, për vasalitetin e tij ndaj antishqiptarit Soros, për miqësinë dhe përqafimet vllazërore me Vucic, për mosmarrëveshjet dhe klimën e ftohtë më shtetarët dhë popullin e Kosovës, për minimin e demokracisë dhe përçarjen e opozitës shqiptare, për drogën dhe krimin anekënd Shqipërisë e të tjera si këto.

Askush nuk do ta prekte me dorë, megjithatë mënyra se si erdhi, si e pritën dhe e përcollën, ishte nje “shkelm në fundshpinë” për kryeministrin Rama: “ik dhe mos të shohim më këtu, tradhëtar”. Iku dhe mori me vete peshën e fajeve dhe dëmit që i ka sjellë shqiptarëve në tetë vite, si një thes të zi skëterrë mbi shpinë, që ia ka nxirë fytyrën nën qimen e bardhë.

Megjithatë, respektin dhe lavdinë e munguar nga shqiptarët e Amerikës ia dha Hillary nga lavdia e saj e venitur. Ajo i dhuroi një një çmim lavdërimi në emër të afganëve të Shqipërisë. Këtë çmim kaq të nevojshëm Rama e vendosi mbi thesin e zi dhe së bashku me ministreshat morën rrugën për në atdhe ku do të vazhdojnë për katër vjet misionin e tyre famëkeq për ta bërë Diasporën sa më të madhe.

Valentin Lumaj,
Michigan me 9 Dhjetor 2021

Author: portali