Noizy dhe Don Xhoni janë dy reperët që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë bujë me karrierën e tyre të suksesshme. Gjithashtu të dy marrin vëmendje edhe përtej muzikës.
Për shkak të zhanrit të tyre muzikorë, reperët njihen si rivalë me njëri tjetrin. Së fundi Noizy i ftuar në ‘Why Not’ ka folur edhe për reperin që hyri fuqishëm në skenën e muzikës.
I pyetur se cilat ishin gjërat që ai do i bënte në një shtëpi me Don Xhonin, për një moment ai lëshoi një deklaratë goxha surprizë.
Sipas Noizy, Don Xhoni ka qenë fans i tij kur ai ishte më i ri dhe iu përgjigj pyetjes se do të bënte të njëjtat gjëra që bën me shokët e tij.
Noizy: Nëse do isha në një shtëpi me Don Xhonin, do bëja stërvitje bashkë me të, do i bëja ca pyetje. Do qeshnim bashkë, e di që ka qenë fansi im ku ka qenë i vogël.
Do e pyesja sa vjeç ka qenë kur ka qenë fansi im. Do e pyesja a ka rastisur të ketë qenë në ndonjë koncert timin kur ka qenë i vogël. Do e përgëzoja për suksesin që po korr. Bravo i qoftë!