Një iluzion i zgjuar optik po qarkullon në rrjetet sociale – një ilustrim i thjeshtë që do të mashtrojë sytë dhe trurin!
Ka dymbëdhjetë pika të zeza në imazhin në dukje të thjeshtë, i cili përbëhet nga vija gri të kryqëzuara vertikale, horizontale dhe diagonale, transmeton Telegrafi.
Këto pika janë në kryqëzimet e linjave, por mashtrimi është se ju nuk mund t’i shihni të dymbëdhjetë pikat menjëherë.
Ajo që bie në sy nga ky iluzion është në fakt se truri hamendëson se çfarë është në pjesën tjetër të fotos, ndërsa sheh vetëm një pjesë të saj.
Pikat janë të vendosura në kryqëzimet e vijave gri, kështu që me shikim periferik kur syri “kap” atë kryqëzim, shfaqet iluzioni i katrorëve të vegjël të errët.
Ky iluzion optik u publikua për herë të parë në Facebook disa vite më parë nga profesori japonez i psikologjisë Akiyoshi Kitaoke dhe tani është bërë sërish i njohur në rrjetet sociale. /Telegrafi/