
Ori Nebiaj ka qenë pjesë e një prej rubrikave të ‘E Diell’, ku ndër të tjera u pyet dhe u sikletos pak për anën politike të saj. Gazetarja e pyeti për emrat e dy deputetëve të majtë për të cilët ka simpati. Si fillim moderatorja e njohur nguroi dhe kërkoi kohë për një përgjigje, madje dhe tentoi ta anashkalonte, por më në fund i tha dy emrat e saj.




“E kam thënë edhe njëherë tjetër që kam pasur simpati për Arta Daden, si zonjë dhe më pëlqente shumë portreti i saj. Po them edhe Mimi Kodheli meqë e kam pasur në studion e Wake Up dhe kam qenë komode në komunikim”, u shpreh Ori.




Moderatorja e njohur në zgjedhjet e këtij viti kandidoi si deputete e Partisë Demokratike dhe pati mbështetje, megjithëse nuk arriti të dilte fituese e një mandati që mund ta bënte pjesë të parlamentit shqiptar./revistawho.com