
Të gjithë ne jemi kuriozë për rrogat dhe pagesat e njëri-tjetrit, është diçka tipike shqiptare.




Kur vjen puna për njerëzit e famshëm, kurioziteti është më i madh në lidhje me përfitimet që marrin.
Gazetaria, ndonëse nuk është profesioni më i paguar në Shqipëri, sjell të ardhura të konsiderueshme, sidomos për disa prej gazetareve apo moderatorëve të njohur.
Madje ata arrijnë të marrin shifra marramendëse. Në rrjet po qarkullojnë shumat e parave që fitojnë moderatorët shqiptar. Le te shohim listën e tyre:
Ardit Gjebrea: 300-380 mijë euro në vit; Ermal Mamaqi: 380-400 mijë euro në vit; Arjan Çani: 18 mijë € në muaj; Blendi Fevziu: 37 mijë € në muaj.




E siç duket, Blendi Fevziu është gazetari më i paguar në Shqipëri. Së bashku ata marrin mbi 1 milion euro në vit.