Pak javë pas operacionit, Adriana Matoshi rikthehet në formë (FOTO)

Deputetja dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi duket se është në formë të mirë dhe i është kthyer normalitetit pas operacionit që bëri në tru.

Ajo ka filluar të jetë sërish aktive në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here momente të ndryshme.

Së fundmi, ka publikuar disa foto të reja, në të cilat shfaqet e veshur me një kostum të zi dhe plot stil.

Aktorja ka kombinuar veshjen me kapele të zezë dhe varëse rreth qafës.

Kujtojmë që pas nëntë vitesh Adrianës iu rikthyer tumori dhe se iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje shumë kritike, por që rezultoi me sukses.

 

Author: admin