Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe me diell.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 19°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 08°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 11°C./shqiperiaime.com.al