Pas Ledina Çelo dhe Alketa Vejsiut, pozon me bikini edhe Rudina Magjistari. Por…nuk i tregon të gjitha (foto)

Shkaktuan mjaft komente dhe polemika në rrjet fotot me rroba banje të publikuara nga këngëtarja Ledina Çelo.

Kjo për shkak se foto të tilla nuk kanë qenë të zakonshme për këngëtaren.

Hera e fundit që ajo u komentua për veshjen e saj transparente ishte në festivalin e këngës në RTSH përpara disa viteve.

Më pas u përfol edhe një foto që publikoi moderatorja Alketa Vejsiu që gjithashtu ka ruajtur një tjetër standard në publikimin e imazheve në rrjetet sociale.

E fundit që ka treguar më shumë lëkurë është Rudina Magjistari.

Në faqen e saj në Instagram ajo ka publikuar një foto nga pushimet në plazh, por pa zbuluar shumë.

 

Author: admin