
Adriana Matoshi është rikthyer edhe më e fortë dhe e bukur se më parë.
Pak javë më parë, ajo iu nënshtrua një operacioni shumë të vështirë, pasi u diagnostikua për herë të dytë me tumor në tru.
Fatmirësisht çdo gjë ka shkuar me sukses dhe aktorja e njëkohësisht deputetja e Kuvendit të Kosovës i është rikthyer normalitet.
Ditën e sotme, kolegët e saj kanë publikuar në “Instastory” foto me Matoshin, ku tregojnë se është rikthyer në Kuvend.
Në fotot në fjalë, deputetja e Kosovës duket e qeshur dhe shumë pozitive.
“Ajo është kthyer dhe shkëlqen”, shkruajnë kolegët bashkëngjitur me fotot ku shfaqen së bashku me Adriana Matoshin.