Pas protestës, Sali Berisha del me një tjetër mesazh

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh në adresë të mbështetësve të tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Asgjë nuk mund të pengojë revolucionin paqësor në realizimin e objektivave historik”, shkruan Berisha në Facebook.

Ndërkohë që mbështetës të shumtë i shkruajnë që se kur do të jetë protesta e radhës. Ish-kryeministri gjithashtu ka deklaruar se “bashkë do t’ia dalim’ në këtë betejë.

Këtë postim ai e ka shoqëruar me logon e vjetër të PD-së. Ky mesazh shihet edhe si një paralajmërim për protesta në Shqipëri dhe për marrjen e selisë së PD-së./Shqiperiaime.com.al

Author: portali