
Mes pasaportave më të fuqishme në botë, ajo e Japonisë renditet në vendin e parë për 2021-in për të tretin vit radhazi.
Renditja është publikuar nga Indeksi i Pasaportave Henley (HPI) duke përdorur të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), me renditjen e përcaktuar nga numri i vendeve, ku një mbajtës i pasaportës së një kombi, mund të udhëtojë pa pasur nevojë për vizë.




Qytetarët japonezë mund të lëvizin lirshëm, pa nevojën e vizave, në 191 destinacione të botës, ndjekur nga Singapori dhe Koreja e Jugut me 190 destinacione të lira.
Ndërkohë, vendi ynë, Shqipëria, renditet në vendin e 52, ku një shtetas shqiptar ka të drejtë të udhëtojë në 114 shtete pa viza.
Sa i takon Kosovës, ajo renditet edhe më poshtë, në vendin e 104, ku një shtetas i saj mund të lëvizë pa vizë në vetëm 40 shtete.
Në dhjetëshen e parë, bëjnë pjesë edhe pasaportat e SHBA-së, Britanisë dhe Kanadasë. Ndërsa pasaportat më të dobëta në botë, zotërohen nga Afganistani, Iraku dhe Siria, duke u siguruar shtetasve të tyre mundësinë të udhëtojnë pa viza në më pak se 29 shtete. /e.a/noa.al/
10 pasaportat më të fuqishme:




1. Japoni (191)
2. Singapor, (190)
3. Gjermania, Koreja e Jugut (189)
4. Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja (188)
5. Austri, Danimarkë (187)
6. Franca, Irlanda, Holanda, Portugalia, Suedia (186)




7. Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara (185)
8. Australia, Republika Çeke, Greqia, Malta (184)
9. Kanada (183)
10. Hungaria (182).