Dy ditë më parë u njoftua se shtëpia e këngëtares së njohur kosovare, Adelina Berisha, ka rënë pre e një grabitje. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Shaip Kamberi” të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Policia vendase bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në rrugën “Shaip Kamberi”, Prishtinë.
Sipas policisë, hajdutët kanë arritur të hyjnë në shtëpinë e këngëtares dhe aty kanë arritur të marrin një shumë të madhe parash të thata dhe disa stoli ari.
Ka qenë vetë Adelina Berisha, e cila ka bërë denoncimin për grabitjen në polici, ku ka dhënë edhe deklaratën e saj. Mësohet se këngëtares i janë vjedhur rreth 10 mijë euro, si dhe stoli të arit, vlera e të cilave nuk dihet.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Adelina Berisha, e cila ka konfirmuar aktin, duke thënë se ishte planifikuar për një kohë të gjatë, pasi askush nga familjarët e saj nuk kanë qenë në shtëpi kur ka ndodhur vjedhja.
Lidhur me gjendjen e saj shëndetësore apo psikologjike pas situatës së ndodhur, këngëtarja u shpreh se është mirë.
“Jam mirë por nuk kemi qenë askush në shtëpi, kemi qenë në një aheng familjar”, tha Adelina.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja Adelina Berisha bie pre e sulmeve të tilla. Në vitin 2016, asaj i dogjën makinën, ku një person kishte thyer xhamin me gurë dhe i kishte hedhur benzinë, duke i vënë flakën./shqiperiaime.com.al