
Një autoveturë e veçantë jo më tepër prej markës se sa për historinë e saj dhe numrin e kufizuar në prodhim, e tipit “ARO” 4X4 SUV, e prodhuar në Rumani që i përkiste ish-diktatorit Nicolae Ceausescut u shit në ankand për 40 milionë euro. Plot 30 vjet pas rrëzimit të ish-diktatorit komunist nga pushteti dhe likuidimit të tij fizik nga ushtria rumune, ky ankand për një pasuri shtetërore u krye në një formë mjaftë të organizuar, njoftoi administrata fiskale, pa zbulur emrin e blerësit.




Në bordin e këtij automjeti tip “ARO 304 culoare GRI”, Ceausescu dhe ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbachov, kanë përshëndetur turmën e mbledhur përgjatë arterieve kryesore të Bukureshtit, gjatë vizitës së këtij të fundit në Rumani në vitin 1987. Kjo autoveturë SUV 4X4, e blinduar dhe e versionit Limuzin, e prodhuar në vitin 1977 jashtë serie nga uzina “ARO”, e Campulung Muscel (170 kilometra në veri të Bukureshtit) dhe me kilometrazh 72 453 km, u ble për gati 40 milionë euro.




“Vetëm katër automjete të këtij lloji janë prodhuar nga uzina rumune, të gjitha të destinuara për Çeausescun dhe agjentët e sigurisë që e shoqëronin gjatë vizitave të tij”,- kanë bërë të ditura mediat rumune.