Mbrëmjen e sotme, në fshatin Reç të Shkodrës, është përfshirë nga flakët një bujtinë.
Mësohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar ndërsa shkaku dyshohet shkëndija elektrike.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 20:20, jemi njoftuar në sallën operative nga shtetasi Xh. M., se në lokalin e tij të quajtur “Bujtina” në fshatin Reç, Bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr.
Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com