
Ditët e ardhshme do të pësojnë rritje të temperaturave duke shkuar deri në 33 gradë në zonat e ulëta të vendit.
Nesër mot me diell dhe vapë.




Sipas Shërbimit Meteorologjik U sh tarak, gjatë javës së ardhshme do të ketë kalime të dendura vranësirash që do të kulmojnë gjatë ditës së premte.
Parashikimi: Java do të nisë me qarkullimin e masave ajrore të qendrueshme që sjellin temperatura të vërteta vere. Karakteristike këtë javë do të jenë kalimet e vranësirave shtresore të cilat më teper prezente do të bëhen të enjten e të premten. Dendësimi i tyre do të vijë mesditën e së premtes duke u pasuar nga reshje shiu të përkohshme në pjesën veriore të vendit.




Era fillimisht do të fryjë nga kuadrati i jugut por të mërkurën, do të kthejë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në brigjet detare. Valëzimi në det i forcës 2 deri 3 ballë. Temperaturat verore, do të zbehen ngadalë deri ditën e premte si më poshtë.
Duke shpresuar që jeni duke kaluar bukur nën rrezet e diellit ju dëshirojmë ditë të mbarë në vijim!



