
Edhe pse Ambasada amerikane në Tiranë ende nuk ka njoftuar datën se kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ne faqen zyrtare lotarise amerikane shihet se data kur të gjithë aplikantët do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur eshte data 8 maj 2021.




Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu paguar.




Duke filluar nga 8 maj 2021, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2022 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.




Faqja per te kontrolluar pergjigjet e lotarise amerikane eshte dvlottery.state.gov.