
Goma fshirëse e ashpër, ajo nga njëra anë e kuqe dhe në tjetren blu, ka qenë gjithmonë në qendër të një pyetje të zakonshme:
çfarë ndryshimi ka mes dy ngjyrave?




Për vite me radhë kanë dalë fjalë se pjesa e kuqe shërbente për të fshirë lapsin dhe pjesa blu, duke qenë më e ashpër, të fshinte stilolapsin, por në të vërtetë nuk ekziston asnjë shpjegim shkencorë për këtë.
Sot përgjigja e pyetjes që ka bërë kureshtarë gjenerata të ndryshme, më në fund erdhi:
nuk shërben për të fshirë stilolapsin, por lapsin, me ndryshimin e vetëm që ndërkohë që ana e kuqe funksionon vetëm në letër, pjesa blu është efikase edhe në sipërfaqe më problematike si karton apo të tjera.