Pjetër Sufaj emigranti human, nga Shtetet e Bashkuara Të Amerikës, cili edhe pse lindi dhe u rrit në këtë vend, që është shumë larg Shqipërisë, dhe vendlindjes së babait të tij, ai nuk e ndjeu atë largësi, përkundrazi ai ndihet sikur ka lindur dhe jetuar në Kastrat të Malësisë së Madhe, atje në lagjen Sufaj ku lindi babai i tij, i cili gjithmonë e ushqeu me ndjenjën e madhit, dashurisë dhe krenarisë për tokën e shenjtë të atdheut.
Unë vërtetë kam lindur në SHBA, por babai na ka sjellë gjithmonë në Shqipëri këtu në Malësi të Madhe, ku mes tregimeve të tij, ne ndiejmë se njohim çdo cep të këtij vendi, tha ndër të tjera për Portalin Shqiptar Zoti Pjetër Sufaj.
Unë nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe tha më tej Pjetri, i cili me një modesti të madhe tha se të japësh nuk varfërohesh, përkundrazi pasuron zemrën dhe ndihesh, se je pikërisht ai njeri që mund të sjellësh buzëqeshje, dhe ngrohtësi tek dikush që vërtetë ka nevojë për ndihmë ,qoftë edhe me një vlerë të vogël simbolike.
Unë kam menduar që çdo vit të jem pranë nxënësve të shkollës At Pal Doda në Bratosh, ku kam filluar me pak dhurata simbolike, por që mendoj se do t’a zgjeroj më tej në ndihmë të personave dhe familjeve me nevoja të veçanta këtu më Kastrat. Është viti i dytë që jam pranë këtyre nxënësve, dhe mendoj t’a kthej në traditë, gjersa të kem mundësi, ku unë dua të ftoj dhe bashkëatdhetarët e mij në Diasporën Shqiptare këtu në Amerikë, sepse të gjithë sëbashku mund të bëjmë shumë.
Kur mora një letër virtuale nga nxënësit e kësaj Shkolle, unë u emocionova, duke shikuar një shkrim falenderues dhe një Dorë të vogël të pikturuar bukur në letër, që më bëri të mendoj akoma më shumë për këtë nismë humane.
Portali Shqiptar e falenderon Zotin Pjetër Sufaj për bashkëbisedimin, dhe i urojmë një vit të ri të mbarë dhe sukses’shëm për të dhe familjen e tij të mrekullueshme.