
Qytetit i Napolit nderon me një pllakë përkujtimore, Donika Kastriotin, bashkëshorten e heroit tonë kombëtar: Gjergj Kastrioti Skënderbeu.




Lajmin është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Napolit, Luigi De Magistris, i cili ka deklaruar se “Pllaka me emrin e mbretëreshës shqiptare, Andronika Arianiti Komneni (Donika Kastrioti), do të vendoset në rrugën Santa Chiara të Napolit.”
Donika Kastrioti, pas vde.kjes së Gjergj Kastriot ka banuar për disa kohë në ndërtesën e familjes fisnike Alessandro, pikërisht në rrugën Santa Chiara.




Donika Kastrioti jetoi nën mbrojtjen e Mbretërisë së Napolit dhe u bë një pikë referimi për mikpritjen e mjaft familjeve shqiptare, arbëreshët e sotëm, të cilët për shkak të pushtimit turk emigruan nga trojet shqiptare drejt brigjeve të Italisë.
Shumë prej tyre u vendosën në rajonin e Kalabrisë e mjaft të tjerë në rajone e territore të tjera. Në tokën italiane, shqiptarët gjetën mbrojtje e mundësi për t’u integruar e jetuar, duke ruajtur prej shekujsh deri sot, gjuhën dhe tiparet etnike.
Donika Kastrioti jetoi në Napoli deri pas luf.tës që përfshiu Italinë në vitet 1494-1498, duke u transferuar më 1501 në Valencia të Spanjës aty ku jetoi deri sa vd.iq më vitin 1506.




Donika Kastrioti apo Andronika Arianiti Komneni, ishte e bija e princit Gjergj Arianiti, pjesëmarrës në Lidhjen e Lezhës, mbajtur më 2 mars 1444.
Vendosja e pllakës përkujtimore në qytetin e Napolit forcon marrëdhënien e miqësisë mes këtij qytetit, banorëve të tij dhe popullit shqiptar.