Rober Berisha është njëri ndër artistët më të komentuar në media rozë.
E gjithë kjo pasi ai nuk heziton që të flasë për jetën private si dhe atë profesionale.
Së fundmi gjatë një interviste me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” foli për angazhimin e tij si moderator, pasi ai drejton emisionin “Robi plaket kur do vetë”.
“Ishte shumë i vështirë sepse nuk jam marrë me moderim por e kam pranuar me shumë qejf pasi e dija se do të luaj në piano dhe do të këndoj. E kisha pak siklet moderimin. Por e kam bërë vetë, është pa skenar, dhe krejt spontanisht janë dhe batutat. E mora pak me qetësi sepse e dija se do të jetë me muzikë dhe me bandën time”, tha ai.
Ai po ashtu zbuloi se Nora e ka marrë një ftesë nga ana e tij, por shumë shpejt do të mund ta shikojmë në emisionin e tij pasi siç tha ai, do të realizojnë diçka speciale.
“Do të vijë shumë shpejt dhe me ndonjë këngë të re. I pëlqen emisioni shumë, më ka ndihmuar dhe shpresoj që ta kemi. E kam ftuar dhe jemi duke e përgatitur që të bëjmë diçka ekstra”, tha ai.
Ndryshe, Roberti dhe Nora ka kohë që janë ndarë, por që vazhdojnë që të kenë marrëdhënie shumë të mira me njëri tjetrin.
Kjo pasi dyshja kanë një vajza nga martesa e tyre e quajtur, Reene.