
Një sasi droge me vlerë 34 milionë euro është sekuestruar nga policia portugeze, ndërsa mediat bëjnë me dije se është goditur një degë e mafias shqiptare që vepron në këtë zonë.
Rrjeti i trafikut të drogës, i përbërë nga trafikantë shqiptarë u godit nga policia portugeze, ndërsa po përgatitej transporti i 6720 kilogramëve hashash nga Albufeira drejt Spanjës.
Sikurse shkruajnë gazetat vendase, banda drejtohet nga 44–vjeçar spanjoll i cili ka një kompani kamionësh të cilën aid he bashkëshortja e tij e përdorin për transportin e dorgës në vende të ndryshme të Evropës.
Bregu i Algarve në Portugali përdorej si pikë shkarkimi e drogës që vinte me skafe nga Maroku për ta shpërndarë atë më pas në vendet e Evropës.