Prestigjozia britanike Reuters: Kriza për pushtet mes rivalëve, policia shpërndan me gaz lotsjellës protestuesit nga zyrat e PD-së

Një tjetër media e huaj ka sjellë në vëmendje trazirat e ndodhura pas protestës së zhvilluar këtë të shtunë në selinë e Partisë Demokratike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

‘Policia shqiptare hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën ndërsa protestuesit qëllonin më gurë për të hyrë në selinë e Partisë Demokratike. Një tension i ashpër është zhvilluar mes rivalëve tashmë partiakë’, shkruan reuters.com.

Ndërsa pasqyron kaosin e ndodhur gjatë ditës së sotme ‘Reuters’ shkruan se protestuesit ishin mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u përjashtua nga partia pasi Uashingtoni e shpalli non-grata.

Gjatë trazira mbështetësit e Berishës përdorën çekiç për të thyer dyert e reja të sigurisë metalike të instaluara në zyrë, gjithashtu u përdorën edhe shkallë për të mbërritur në katin e dytë të godinës./shqiperiaime.com.al

Author: portali