
Pagat zvicerane janë me të vërtetë më të larta se pothuajse kudo tjetër në Evropë, shkruan 20 minute.




Por puna më e paguar në Zvicër është “Zyrtar Kryesor Financiar”, i cili ka një pagë mesatare mujore prej 14,231 franga. Kjo llogaritet paga më e lartë tani për tani në Zvicër.
Nga ana tjetër, pilotët janë gjithashtu shumë të paguar – pavarësisht ndikimeve të koronavirusit – ata paguhen mes 8,365 deri në 9,361 franga.
Ndërsa mjekët fitojnë një pagë prej 8,076 franga, ndërsa një ”kryemjek” ka pagën 13,030 franga në muaj.




Menaxherët e kredive dhe rreziqeve marrin pagë 8,788 franga në muaj.
Mësuesit në Zvicër fitojnë 6,647 franga në muaj (Kopsht fëmijësh) dhe mësuesit e klasëve më të larta kanë 7,093 dhe 7,516 franga në muaj në shkollën fillore ose të mesme.