“Profeti i ka mallkuar ata që e prodhojnë”/ Nuk ndalen talebanët, derdhin fuçitë me alkool në kanal dhe arrestojnë tregtarët (VIDEO)

Disa agjentë të shërbimit inteligjent të Afganistanit sekuestruan dhe derdhën në një kanal në Kabul 3.000 litra alkool.

Ky veprim u argumentua nga inteligjenca afgane, si një përpjekje për eliminuar shitjen e alkoolit, nga regjimi i ri i talebanëve.

Këto pamje iu dërguan medies nga drejtoria e përgjithshme e inteligjencës, e cila në një mesazh në Twitter thekson se “muslimanët duhet ta marrin seriozisht heqjen dorë nga prodhimi dhe shitja e alkoolit”.

“Zoti e ka quajtur alkoolin diçka të shëmtuar dhe kërkon nga muslimanët të jenë seriozisht të distancuar nga alkooli. Profeti islamit, i ka mallkuar të gjithë ata që e prodhojnë dhe e shpërndajnë. Konsumi alkoolit është i keq, akoma edhe më i keq për vendin tonë nga këqijat që sjell“, thotë Sheikh Zahorullah, udhëheqës fetar.

Agjencia e inteligjencës afgane e përfshirë në këtë operacion thekson se tre shitës alkooli janë arrestuar./shqiperiaime.com.al

Author: portali