Projekt kulturor – edukativ. “Rrnon Tradita n’Malësi t’Madhe”

Projekt kulturor – edukativ.

Me rastin e festave të fundvitit Shoqata Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” në bashkëpunim me Gjimnazin “Dodë Kaçaj” Bajzë dhe nën kujdesin e veçantë të mësueses së përkushtuar Florina Laçaj, ditën e hënë me dt. 20. 12. 2021, ora 10, në Bregun e Shpellës së Frashnit organizojnë konkursin “Rron tradita në Malësi të Madhe”.
Ky konkurs ka për qëllim zbulimin, evidentimin dhe vlersimin e talenteve të reja në fushën e artit, kulturës dhe gastronomisë tradicionale të krahinës.
Do ketë çmime (monetare) për:
-Vallen e Logut.
-Interpretimi (recitimi) më i mirë në t’folmen gege.
-Piktori më i mirë (me tematikë folklorin).
I gjithë aktiviteti do të gërshetohet me një program artistik dhe me një panair të pasur me gatime të traditës, si dhe do monitorohet nga një juri kompetente, e cila do bëjë përzgjedhjen e fituesve.
Në këtë konkurs ftohen të marrin pjesë të rinj e të reja nga e gjithë treva e Malësisë së Madhe, në veçanti ish nxënës të Gjimnazit “Dodë Kaçaj” Bajzë.
Juria: Rapsodi Pretash Nila, Këngëtare Vjoleta Deda, përfaqsues i trashëgimisë gojore Gjon Runa dhe një përfaqsues i kulturës nga Bashkia.

-Kujtojmë se kriter për konkurentët është veshja tradicionale e krahinës, Xhubleta me Çakçir!/PortaliShqiptar.co

Author: portali