Duket se çokollatat europiane dhe ato amerikane ndryshojnë në shije dhe ka një arsye për këtë. Le të shohim dallimet e tyre kryesore:
Fillimisht, çokollatat në Europë kanë një teksturë më kremoze, ndërsa kanë standarde të tjera specifike (në krahasim me Amerikën), pasi përmbajnë të paktën 14% në përbërës të qumështit, ndërsa në Amerikë arrijnë deri në 12%.
Kjo do të thotë se çokollatat në Europë kanë 3,5% yndyrë nga qumështi, në ndryshim nga ato amerikane që kanë deri në 3,39%.
Çokollatat europiane gjithashtu kanë një përmbajtje shumë më të lartë kakao, kështu që ato kanë një shije më të fortë. Edhe duke qenë se evropianët konsumojnë 40% më shumë kakao se qytetarët amerikanë, kjo i bën ata të kenë një shije më të rafinuar në temën e çokollatës.
Këto dallime individuale mund të mos ju duken të veçanta, por të gjitha ato përbëjnë një shije të ndryshme çokollate.
Së fundi, një ndryshim tjetër është se në Amerikë përdorin shumë acid butirik në çokollata (substancë që e bën shijen pak më acid), në mënyrë që ato të mbahen të ngrënshme për një kohë më të gjatë.
Së fundi, të mos harrojmë se çokollatat në Europë kanë reputacionin më të mirë dhe vijnë kryesisht nga Zvicra dhe Austria./inforculture.info