Pse kopsat e këmishës së grave janë në të majtë dhe të burrave në të djathtë?

Ndoshta nuk e ke menduar kurrë arsyen përse. As të shkon në mend t’u futësh filozofive të tilla ndërkohë që rend me vrap për të dalë nga shtëpia në kohë.

Kopsat kanë qënë në rroba që nga kohërat parahistorike për të mbyllur mantelin. Pastaj u përhapën masivisht në Evropë gjatë Mesjetës.

Në kohët e sotme, veçse funksionale, kopsat janë edhe aksesorë. Dallimi i atyre midis burrave dhe grave daton që nga vitet 1800.

Kopsat e grave ishin ato që u vendosën në të majtë, pasi në veshjet e burrave kishin qenë gjithmonë në të djathtë, duke qenë se ishin të parët që patën kopsa. Pra u bë si një mënyrë për të diferencuar veshjet mes tyre.

Disa shpjegime lidhën me luftën. Me mbajtjen e shpatës tek burrat. Të tjera lidhen me erën. Gratë i kanë në të majtë në mënyrë që era të mos ua hapë e të tregojë më shumë seç duan.

Një fakt tjetër lidhet me faktin që gratë janë mësuar ta mbajnë fëmijën e sapolindur zakonisht në të majtën (diçka instiktive), ndaj e kanë më komode për t`i hapur kopsat në këtë anë.

Megjithatë shpjegimi më bindës është ai që lidhet me gratë e pasura, të cilat nuk visheshin vetë, por ndihmoheshin nga punonjëset e tyre të cilat e kishin më të mbarë të mbyllnin kopsat në të majtë.

Author: admin