
Marina Vjollca qenka duke e realizuar një fotosesion.
Ka qenë faqja e njohur ‘vipat e bllokut’ në Instagram të cilët kanë publikuar një fotografi të moderatores, shkruan lajmi.net.




Në storie në Instagram, është publikuar imazhi teksa në përshkrim e kanë shkruar emrin e saj dhe para Marinës qëndron fotografi.
Tutje, Marina shihet e veshur me një fustan me ngjyrë të bardhë dhe mban duart në barkun e rrumbullakosur.




Së fundmi në media është raportuar se bukuroshja bionde është në muajn e katër të shtatzënisë.
Kujtojmë se, Marina bashkë me Getin do bëhen prindër për herë të parë pas disa viteve martesë./Lajmi.net/