Publikohet foto e Kristjan Mëhilli 27 vjeç, të riut shqiptar që u arratisur gjatë natës së ndërrimit të viteve nga burgu i Verçellit në Itali.
27 vjeçari ishte arrestuar si anëtar i bandës “Ice Eyews”, mjaft e famshme për grabitje. Mediat italiane e konsiderojnë 27 vjeçarin si të rrezikshëm.
Kristjan Mëhilli dhe shoku i tij fillimisht kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë. Më pas, me çarçafë të lidhura litar, të ndy kanë mundur të zbresin nga kati i katër i qelisë në murin e brendshëm të burgut. Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli ka arritur të largohet ndërsa tjetri është rrëzuar e ka thyer krahun. Ky i fundit është kapur nga rojet e burgut. Kërkimet janë duke u zhvilluar në të gjithë rajonin për orë të tëra, me postblloqe të shumta. Mëhilli vuante dënimin në Vercelli deri në vitin 2029 bashkë me shqiptarin tjetër.