Ditën e sotme u bënë publik emrat e personave të arrestuar në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave të mijëra shqiptarëve që punojnë në sektorin privat dhe atë shtetëror.
Mes personave të arrestuar është edhe Andi Agaraj me detyrë specialist IT i nivelit të lartë te AKSHI dhe me rrogë rreth 1 mijë dollarë.
Por Andi Agaraj nuk është i panjohur për publikun shqiptar pasi ka dhënë disa intervista të ndryshme rreth pasionit të tij për fotot nudo.
Edhe pse me profesion inxhinier ai ka pasion fotografinë dhe koleksionimin e aparateve fotografike. Andi Agaraj ka lindur në Fier, prej disa vitesh banon në Tiranë.
Ka përfunduar studimet për inxhinieri telekomunikacioni. Ai ka bërë edhe disa kalendarë me foto nudo dhe është pa komplekse në pasionin që ka por edhe punën në shtet që bën çdo ditë.