Punonjësit e “Renault” marrin peng shefat që të ndalojnë shitjen e fabrikës

Sindikata e punëtorëve të gjigandit francez të automobilave “Renault” e kanë shpënë në ekstrem protestën e tyre kundër shitjes së fabrikës që prodhon pjesë këmbimi, teksa kanë mbajtur peng eprorët e tyre për më shumë se 12 orë.

Shefat e fabrikës së “Renault” që gjendet në Fonderie de Bretagne në Francën veriperëndimore, u mbyllën në zyrat e tyre dhe nuk lejoheshin të dilnin prej sindikalistëve që me çdo kushte tentojnë që të mbajnë të hapur fabtikën. Pas 12 orësh të mbyllur brenda, 350 punëtorët kanë pranuar të lirojnë eprorët e tyre, duke u shprehur të zhgënjyer qe edhe pas këtij veprimi radikal, ata ende nuk kanë reflektuar dhe nuk janë të gatshëm të hyjnë në një dialog.

Nga ana e saj, kompania “Renault” me anë të një komunikate ka dënuar veprimin e punonjësve të saj dhe është shprehur se po bën gjithçka mundet për të garantuar mbajtjen e vendeve të punës, paçka se shitjet kanë rënë në masën 30% përgjatë këtij viti pandemik.

Author: admin