
Ujku i Shijakut’ ka folur për puthjen me Kiçen e cila qarkulloi gjithandej dhe u bë shumë virale në rrjet. Ai thotë se ka qenë gabimi më i madh për të cilin është bërë pishman se e ka dhënë vetëm për show.
Në emisionin ‘D-Night’, ‘Ujku i Shijakut’ tha:




“Meqë ma hape këtë temën e Kiçes, unë Kiçen e njoh si shqiptare dhe si personazh i rrjeteve sociale. Ajo puthje ka qenë gabimi im që nuk ia fal vetes. Ka qenë puthje thjesht show, po jam bërë pishman që e kam dhënë atë puthje. Kiçja është njeri i Zotit, por për një femër që nuk më avullojnë qelizat e gjakut, unë nuk shprehem dot.”