Qëllohet me vezë makina e Bashës, njerëzit: O plehrë, kam bo burg për ty(Video)

Makina e kryedemokratit Lulzim Basha është qëlluar ditën e sotme me vezë. Mbështetës të Berishës e pritën Bashën me pankarta në duar dhe me thirrje ‘Basha ik’. Teksa makina e kryedemokratit po afrohej drejt godinës ku do të zhvillohej takimi me gratë e Partisë Demokratike, qëllohet me vezë.

Qelbësirë, kam bo burg për ty që të bëhesh kryeministër, o plehrë‘- janë thirrjet që dëgjohen të thonë kundrejt Bashës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në takim me gratë demokrate, ndërsa jashtë ambienteve po zhvillohet protesta e të rinjve. Në këtë mënyrë por pa s ulme, Basha u prit dhe në Fier, nga mbështetësit e Berishës./Shqiperiaime.com.al

Author: portali