




Gjatë ditës së sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, ka nisur vaksinimi i punonjësve të hoteleri-turizmit.
Ky i fundit konsiderohet si një nga sektorët që ka kërkuar prej kohësh të jetë në kategoritë e përcaktuara për vaksinim për të qenë gati në sezonin veror.
I pranishëm gjatë procesit të vaksinimit ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Ai pa nga afër të vaksinuarit, teksa u uroi shëndet.




Në një moment vëmendjen ja mori një djalë që mbante veshur xhinse të grisura në pjesën e gjurit.
“T’i kam zili pantallonat.
I kam pas veshur edhe unë njëherë, por tani nuk i vesh dot më”, i tha Rama me shaka.
“Rrofsh”, i përgjigjet i riu duke qeshur.