Rama shkakton të qeshura në Laç, tregon takimin me Erdogan: E kisha parë vetëm në, nuk është aq…

Kryeministri Rama është duke folur nga Laçi ku sot do të dorëzohen më shumë se 500 shtëpitë e ndërtuara nga Turqia për tërmetin tragjik të nëntorit 2019, shkruan newsbomb.al. Aty është i pranishëm dhe presidenti turk Erdogan dhe zyrtarë të lartë të vendit të tij.

Rama tregoi momentin e parë kur është takuar me presidentin turk dhe të gjithë nisën të qeshnin.

“Unë isha i ndrojtur sepse e njihja vetëm nga larg, nga televizori. Ju e dini nga televizori nuk duket dhe aq i qeshur. Me thënë të drejtën, kur u takuam, më shikonte por nuk buzëqeshte”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve. Presidentit turk fjala e Ramës iu përkthye pak më vonë dhe kamerat fokusuan reagimin e tij. Erdogan nisi të qeshte dhe vetë me batutën.

Edi Rama tha para të pranishmëve se çfarë i pohoi Erdogan në takimin e parë.

“Dhe më thotë, dëgjo këtu tha: Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk. Unë dëshiroj që t’i të jesh vëllai im, por unë do të them vëlla atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e vendit tënd.”

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Unë isha i ndrojtur sepse e njihja vetëm nga larg, nga televizori. Ju e dini nga televizori nuk duket dhe aq i qeshur. Me thënë të drejtën, kur u takum, më shikonte por nuk buzëqeshte. Dhe më thotë, dëgjo këtu tha: Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk. Unë dëshiroj që t’i të jesh vëllai im, por unë do të them vëlla atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e vendit tënd.

Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten miku i presidentit Erdogan. Madje, një gazetare gjermane para disa kohësh më pyeti në konferencë: A është e vërtetë që ju jeni miku i presidentit Erdogan? E kenvi vërtet mik Presidentin e Turqisë? Jo i thashë. E kam shumë mik.

Nuk e di si më përkthen fjalët turqisht, ama duhet t’i besoj. Jam në një mosh të thyer që nuke mësoj dot.

U bvë vite që e kam këtë detyrë dhe i kam takuar këta burrat e mëdhenj të shteteve, për shkak të detyrës dhe është e vërtetë që shpeshherë çështë kjo miqësi kaq e ngushtë e imja me presidentin e Turqisë. Zakonisht priren ta shikojnë këtë si një çështje konspiracioni. Jo Turqia neo-otomane, jo xhamia, jo aspiratat e presidentit, etj. Përgjigja ime është shumë e thjeshtë: Presidenti Erdogan bën ata që thotë dhe thotë atë që bën./Shqiperiaime.com.al

Author: portali