Reshje shiu në të gjithë vendin dhe dëborë në male, ja si do të jetë moti sot

Territori Shqiptar mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat e shumta do të sjellin reshje në vend. Pritet që në zonat bregdetare dhe të ulëta reshje të jenë në formë shiu.

Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke sjell në det dallgëzim 3 ballë./shqiperiaime.com.al

Author: portali