
Biznesmeni Rezart Taçi ka treguar se motra e Presidentit aktual të SHBA-së Joe Biden e ka ndihmuar vite më parë që bizneset e tij në Shqipëri të mos sulmoheshin vazhdimisht.




Ai tha se motra e Joe Biden, Valerie, ka ardhur në Shqipëri dhe ka folur me Sali Berishën në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër, duke e zgjidhur situatën për pak kohë, por më pas siç thotë ai, vijuan persekutimet.




“Për shkak të një lidhje familjare që kam me familjen e presidentit të Amerikës, Joe Biden, në atë kohë i kërkova motrës së Biden që të vinte në Shqipëri për të zgjidhur situatën time. Ajo erdhi dhe takoi Berishës dhe i kërkoi që Rezart Taçi të mos persekutohet më në mënyrë të padrejtë. Pas një periudhe paqeje nisën sërish persekutimet,” tha Taçi.