Rita Ora, këngëtarja shqipëtare me fame botërore njihet nga ne dhe padyshim është krenaria jonë.




Ajo I ka thënë botës me zë të lartë që është një shqiptare dhe është shumë e lumtur për këtë fakt.
Në klipin e këngës “Big” të publikuar së fundmi ajo u shfaq me veshje tradicionale të vendit të saj, një kostum ky I dizenjuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti.
Shumë media ndërkombëtare I bënë jehonë kësaj veshjeje të bukur dhe të veçantë.




Kjo këngë u mirëprit nga të gjithë dhe sot numëron mbi 10 milionë klikime në You Tube.
Pikërisht me këtë veshje, në qytetin Ferizaj ka nisur pikturimi I një faqeje të tërë të një pallati.
Në këtë foto këngëtaraja Rita Ora shfaqet duke bërë simbolin aq të bukur të shqiponjës, symbol I të gjithë shqiptarëve.
Për këtë ajo ka postuar foton e murit në llogarinë e saj në rrjetet sociale.




“Uou, ju më këni marrosur nga kaq larg mua me këtë” , ka shkruar në foto këngëtarja me fame botërore.