
Shumë zëra kanë nisur të flasin për një lidhje mes artistes Rita Ora dhe regjisorit Taika Waitit.




Ky lajm ka nisur të qarkullojë në media, pasi ishte vetë këngëtarja që postoi një foto krahë tij.
Regjisori i kishte hedhur dorën në qafë këngëtares dhe dukeshin shumë mirë pranë njëri tjetrit.




Rita Ora është në Sydney duke xhiruar The Voice dhe duket se i dashuri i saj 45 vjeçari Taika, ka një muaj që e shoqëron atë.
Sipas ‘The Sun’, ata nuk e fshehin më lidhjen në ambientet e miqëve dhe të famshëmve.
Më herët, të dy janë fotografuar duke u puthur në jahtin privat në Sidnej, ku shoqëroheshin nga aktori Chris Hemsworth, gruaja e tij Elsa dhe Matt Demon.
Por ka zëra se Rita mund të jetë protagoniste e një filmi nga Taika, kjo pritet të jetë edhe arsyeja e afrimit të tyre.




Kujtojmë se këngëtarja me origjinë shqiptare, vetëm një muaj më parë i dha fund lidhjes me Romain Gavras, me të cilin thuhet se janë ende miq.