Këngëtarja Rita Ora ka treguar procesin e saj të ngrirjes së vezëve, duke thënë se ishte gjëja më e mirë që ka bërë ndonjëherë. Ajo e ka kryer këtë process fillimisht në moshën 24-vjeçare dhe më pas përsëri në moshën 27-vjeçare për t’u siguruar që mund të kishte një familje në të ardhmen pasi kishte marrë këshilla nga mjeku i saj.
Ajo foli për “The Independent” ku shpjegoi se si funksionon dhe pse mori vendimin për të vazhduar me këtë proces.
Rita tha se donte një ‘familje të madhe të bukur’ dhe se në kulturën kosovare, ku ajo ka lindur, të kesh fëmijë është e rëndësishme.
Ajo thotë se zbulon se gratë ndjehen nën presion pasi mendojnë se amësia është “detyra’ e tyre.
Këngëtarja shtoi: “Dhe unë mendoj se si gra, ne jemi nën presion në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse e ndiejmë se është detyra jonë të krijojmë dhe të japim jetë. Pra, unë thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Pastaj, ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, tha këngëtarja./Opinion.al