
Majk është një ndër artistët më të dashur për publikun. Reperi është përpjekur që ta ruajë me fanatizëm jetën e tij private dhe nuk ka dhënë asnjëherë informacione për mediat.
Ashtu si dhe ju e dini Majk është babai i një djali, Roanit. Instagrami i reperit shpesh herë është treguesi i vetëm i momenteve që Majk dhe Roan kalojnë së bashku. Reperi asnjëherë nuk ka preferuar që djalin e tij ta nxjerrë në media, deri ditën e sotme.




Së fundmi, Majk është përballur me një surprizë mjaft të këndshme gjatë një interviste në në televizion. Teksa ai po fliste në emisionin “E diela vjen”, Roan shkoi për ta suprizuar babin e tij duke u shfaqur kështu për herë të parë në ekran. Epo, ky moment kaq i bukur nuk mund ti shpëtonte mediave.
Gjatë intervistës Majk tregoi se Roan është një djalë i urtë dhe përpiqet të t’ja plotësojë të gjitha nevojat.




“Është ndjenjë e veçantë lidhja babë e birë, e se di është hala fillimi edhe mundona me qenë shumë i përkushtuar ndaj tij. Mundona me ja plotësu çdo dëshirë, po nganjëherë them mos po bëjë gabim, marrë këshilla edhe prej babës tem, po Roani është shumë i dashtun. Fëmijë i urtë”, është shprehur reperi.
View this post on Instagram