Ronela Hajati është fituesja e Festivalit të 60-të të këngës, në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion vitin e ardhshëm me këngën “Sekret”.
Mes lotësh Ronela e emocionuar tha se kjo kupë i dedikohet të atit të saj të ndjerë. “Kjo kupë i dedikohet vetëm babës tim”, tha ajo.
Pas një mbrëmje plot emocionesh dhe duartrokitjesh Ronela Hajati është shpallur fituese e Festivalit të 60-të të këngës, në Radio Televizionin Shqiptar.
Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion vitin e ardhshëm. “Sekreti”i Ronelës do të jetë kënga e cila do të na përfaqësojë në Eurovision i cili do të mbahet në Itali.
Ndërsa, Alban Ramosaj me këngën “Theje”arriti të “rrëmbente”vendin e dytë. Vendin e tretë e ndajnë dy artistët Eldis Arrnjeti dhe Rezarta Smaja. “Këtë çmim ia dediktojmë Shkdorës” ishin fjalët e tyre.
Po ashtu, Blogu zyrtar i “Eurovision” goxha i populluar, ka nxjerrë Ronela Hajatin fituese, e cila konkurron me këngën “Sekreti”.