Ronela Hajati ngadhënjen në Festivalin e Këngës të RTSh-së, do ta përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision 2022’

Edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës së Radio Televizionit Shqiptar e ka fituar Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’.

Vendi i dytë i këtij edicioni i ka takuar Alban Ramosajt me këngën ‘Theje’.

Vendi i tretë është ndarë mes dy artistëve: Rezarta Smaja me këngën ‘E jemja nuse’ dhe Eldis Arrnjeti me këngën ‘Refuzoj’.

Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 66-të të Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2022”.

Ky edicion do të mbahet në Pala Alpitour në Torino të Italisë pas fitores së shtetit në Festivalin e vitit 2021 me këngën “Zitti e buoni” nga Måneskin.

Festivali do të përbëhet nga dy gjysmëfinale më 10 dhe 12 maj, dhe një finale më 14 maj 2022.

Kjo do të jetë hera e tretë që Italia e organizon konkursin (pasi kishte organizuar më parë edicionin 1965 në Napoli dhe atë 1991 në Romë)./kallxo.com

Author: portali