Rrëfimi i vajzës që humbi 18 anëtarë të familjes: Për 6 javë nuk i tregova askujt

Valdete Isufi-Elshani, është ftuar në emisionin ‘Frontal’ me Arsim Lanin në T7, e cila ka treguar historinë e dhimbshme të jetës së saj, në të cilën iu v ranë 18 familjarë të ngushtë në luftën e Kosovës.

Ajo tha se shkoi të kërkojë hapa qetësimi për gratë e familjes së saj, që t’u gjindeshin në momentin kur t’u kumtohet lajmi se kanë vdekur të gjithë burrat e familjes.

“Për mi kërku ca tablet të qetësimit për gratë e familjes time, arsyeja ishte se unë jam kon e vetmja që e kam ditë se ne i kishim humbë të gjithë meshkujt e familjes rreth 18 anëtarë, dhe për këtë arsye kam kërku hapa qetësimi për gratë e familjes. Sepse e disha që është lajm shumë i randë edhe smujsha me shpërnda me ta”, tha ajo.

Author: admin