Serbët marshojnë me këngë ultra-nacionaliste në Bosnje: “Do pushtojmë Prizrenin” (VIDEO)

Serbët në Bosnjë kanë shënuar festën kombëtare të Republikës së tyre autonome, duke sfiduar ndalimin e përkujtimit të një gjykate të lartë dhe sanksionet amerikane të vendosura ndaj liderit të tyre Milorad Dodik.

Gjatë marshimit nëpër rrugët e Bosnje dhe Hercegovinës, dhjetëra serbë kanë kënduar këngë nacionaliste provokuese.

Ngjarje të njëjta janë parë edhe në Novi Pazar, ku jeton një shumicë e madhe myslimane.

Sipas redaktorit të gazetës “Politikaneës”, Georgio Konstandi, kënga në fjalë bën thirrje për pushtim të disa prej qyteteve kryesore të shteteve fqinje të Serbisë, përfshirë Prizrenin, Dubrovnikun, Cetinjen dhe Nevesinjen.

Pas publikimit në rrjetet sociale, pati dhjetëra komente që thuhej që janë të njëjtat këngë të marshimeve të ushtrisë serbe gjatë luftërave dhe gjenocidit ndaj popujve të ish-Jugosllavisë.

Në muajt e fundit, Dodik ka shprehur vazhdimisht shpresën se “miqtë e vërtetë” të serbëve, Rusia, Kina dhe kampionët e demokracisë joliberale brenda Bashkimit Evropian do të shërbejnë si mburoja e tij kundër demokracive perëndimore.

Ndërkaq Bosnja dhe Hercegovina ka një legjislaturë me dy dhoma dhe një presidencë me tre anëtarë, nga një përfaqësues të tre grupeve kryesore etnike.

Megjithatë, pushteti i qeverisë qendrore është shumë i limituar dhe vendi është i decentralizuar në shkallë të lartë.

Tensionet kanë qenë në rritje prej muajsh, pasi Dodik vuri në lëvizje planin për t’u tërhequr nga institucionet qendrore të vendit, përfshi ushtrinë, gjyqësorin dhe sistemin e taksave.

Lëvizja solli sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Ëashingtoni akuzoi Dodik se po kërcënon Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, që i solli fund luftës në Bosnje në vitin 1995.

Më 9 janar të vitit 1992, serbët e Bosnjës shpallën krijimin e shtetit të tyre në Bosnje dhe Hercegovinë dhe kjo ndezi një luftë shkatërruese gati katërvjeçare, e cila çoi në vdekjen e rreth 100 mijë njerëzve./Shqiperiaime.com.al

Author: portali