Sot është përfolur shumë për një lidhje dashurie mes Atdheut dhe Efit. Efi është konkurentja e Për’puthen 3 e cila është zënë mat me Atdheun.
E menjëherë pas kësaj ka reaguar Atdheu. Nga postimi i Atdheut shihet se mes tyre është duke ndodhur diçka. ‘ Efffffa, sa i lumtur sot’, ka shkruar Atdheu në postimin e tij.
Atdhe Xharavina është një nga ish-konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen” dhe është përfolur gjithnjë për lidhje me vajza të ekranit. Madje për njëfarë kohe ai u përfol edhe për një lidhje me moderatoren Bora Zemani, por të dy e mohuan diçka të tillë.
Atdheu është është sërish në qendër të vëmendjes pasi këtë herë është parë në shoqërinë e një tjetër vajzë. Bëhet fjalë pikërisht për Efin e “Për’puthen.
Kryefjala.com bën me dije se ata janë kapur “mat” teksa shkonin në një dyqan në Tiranë dhe teksa Efi provonte fustane, Atdheu është treguar një zotëri i vërtetë dhe e ka shoqëruar. Dyshja duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin, duke ngritur kështu dyshime se mund të jenë në një lidhje./korrieri.com.al