Shkelmoi derën e PD-së, Basha thirrje prokurorisë: Arrestoni Fatjon Dautajn, kërkohet në Britani, por u pa në selinë e PD
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dënuar me forcë episodin e dhunshëm sot ku një shoqërues i ish-kryeministrit Sali Berisha ka shkelmuar derën e sallës ku bëhen mbledhjet e Këshillit.
Në një konferencë për mediat, Basha akuzoi drejtpërdrejtë me emër Fajton Dautajn, ndërsa pohoi se ai është në kërkim nga drejtësia britanike për trafik droge, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë që ta arrestojë.
“Kjo qeveri ka bërë keq e më keq këto muaj. është bërë pengesë për hetimin e inceneratorëve. Duhet të ishte pjesë e hetimeve, edhe media, që iu është mbyllur goja për lekët që ka marrë. këto janë para të shqiptarëve. në vend që të merremi me vjedhjen e shekullit, të shohim në pranga anëtarët e kabinetit, dorëheqjet e kreut të qeverisë dhe vënien e tij para drejtësisë, dot po merremi prape me Sali Berishën.
I cili nga dëshpërimi për dështimin e një lëvizje false, po zbrazet mbi dyert e PD, i shoqëruar nga eksponenti i krimit të organizuar, siç është Fajton Dautaj, një prej narko –trafikantëve në Britani. Në prani të një familjari të tij, ish-punonjës i Policisë, Dritan Berisha. Asi është i kërkuar nga agjencia britanike dhe përfaqësuesit e tyre në Tiranë, që ta shqyrtojnë praninë e tij. Ja ku e kanë, e kërkojnë në Angli, por është në selinë e PD, duke shkelmuar derën e PD.
Ky informacion do iu përcillet organeve ligjzbatuese. hyrja e dhunshme në zyra, vetëm ekspozon dëshpërimin e Sali Berishës, që e lexuan dje. Dëshpërim që vjen nga fakti se e ka kuptuar se nuk është pakicë, por i vetëm.
I ndjekur nga një pakicë e çuditshme që e kanë urryer gjithmonë, që shpresojnë që të kapin ndonjë copë, dhe nga një pjesë e demokratëve të zhgënjyer. Më lini ta them fare qartë; PD i ka mundësitë që të mbrojë integritetin e institucionit të saj, nëse dikush kërkon që të përdhos institucionin. PD i kërkon prokurorisë që të arrestojë Fatjon Dautaj, se kërkohet si narko-trafikant në Britani.”, tha Basha./shqiperiaime.com.al