Një informacion po qarkullon në rrjetet sociale për aktorin e humorit Albano Bogdo, se ditën e mërkurë të javës që lamë paska, ai qenë i ftuar në një lokal në Shkodër, në një ‘stand up’ për publikun.
Mesa duket, situata nuk ka shkuar aspak mirë, si për Albanon ashtu edhe për të ftuarit në këtë lokal. Sipas informacioneve, Albano ka bërë disa batuta të rënda për Rozafën, gjë e cila ka indinjuar të ftuarit në këtë lokal.
Disa prej tyre e kanë mbytur me brohorima ofensive aktorin, disa të tjerë në heshtje e kanë pritur derisa mbrëmja ka mbaruar. Situata ka dègráduar deri në grúshtá dhe dhúnë ndaj aktorit.
Nëse kjo situatë është e vërtetë, ende nuk dimë arsyet pse aktori nuk i ka dènóncuar dhúnúesit? Urojmë që një situatë e tillë të mos jetë e vërtetë, pasi humori duhet përqafuar në të gjitha dimensionet e tij.
Në rast të kundërt, shpresojmë që aktori të dènóncojë sa më parë dhúnúesit, pasi një sjellje e tillë nuk është aspak e drejtë për këdo qytetar të këtij vendi.